Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka dhënë prononcimin e tij në prag të ndeshjes së kampionatit me Betis.

“Kemi një lojë të vështirë kundër Betisit, i cili është një ekip i organizuar dhe ata luajnë futboll shumë të mirë dhe tërheqës. Nuk ka vend për gabime dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar”.

“Benzema- Nuk është gjithmonë e mundur që një sulmues të shënojë në çdo ndeshje. Mendoj se ai është në formë të mirë dhe në gjendje më të mirë fizike se sa ishte në pjesën e parë të sezonit. Nëse ai nuk shënon në një ndeshje nuk është problem” – Tha ai.

Më pas shtoi: “Unë nuk mendoj se çështja e rinovimit të Modric është një problem i madh. Ai do të bëjë atë që duhet të bëjë dhe ata do të marrin vendimin e duhur. Nuk është një çështje për mua, klubin apo Lukën.” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb