Zlatan Ibrahimoviç dhe Zherard Pike para disa vitesh u fotografuan në një parking, teksa mbrojtësi i mbante dorën dhe i përkëdhelte fytyrën. Kaq mjaftoi që mediat të hamendësonin se spanjolli ishte homoseksual.

Pas përhapjes së fotografisë Ibra u përball edhe me një situatë të pakëndshme me një gazetar, i cili e pyeti nëse ishte homoseksual.

“Ejani në shtëpinë time dhe do të shihni nëse jam homoseksual. Nëse është e nevojshme, do të vij unë te ju. Dhe mos harroni sillni edhe motrën tuaj”, iu përgjigj ai.

Ndërkohë Pike deklaroi se po e uronte Zlatanin për librin autobiografik dhe se fotografët kapën momentin e “butësisë”.

“Unë jam një person shumë i dashur dhe fotografi na kapi në momentin kur unë po i mbaja dorën e Zlatanit. Fotografi ishte dikush nga brenda stërvitjejes, ai nuk mund të ishte dikush që punonte për tabloidet…”, shpjegoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: