Numri i viktimave nga sulmi me raketa ruse në një pallat në Zaporizhia u rrit në 11, njoftuan autoritetet ukrainase.

Katër të tjerë të vdekur, përfshirë një fëmijë, u nxorën nga rrënojat e kompleksit pesëkatësh të godinës që u godit në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Ndërkohë, banorët po përpiqen të shpëtojnë çfarë të munden nga gjërat e tyre, duke kërkuar nëpër rrënoja. Yulia Petrenko i tha agjencisë turke Anadolu se në momentin e sulmit ndodhej në banesë me bashkëshortin e saj. “Xhamat u thyen kur ndodhi shpërthimi i parë. Gjysmë minutë më vonë, pasoi një i dytë dhe kisha frikë se gjithçka do të shembej”, tha ajo.

Ajo sqaroi se në banesë kanë hyrë pasi kanë marrë fillimisht lejen nga ekipet që operojnë në vendngjarje, për të mbledhur disa sende të dobishme dhe tha se do të zhvendosen përkohësisht në shtëpinë e vëllait të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb