Bakmhuti është kthyer në një nga qytete më të përgjakshme nga lufta në Ukrainë.

“Engjëjt e Bardhë” janë në garë me kohën për të evakuuar fëmijët dhe të moshuarit në Bakhmut, pasi qyteti është rrethuar nga trupat ruse. Në betejën për qytetin e Bakhmut të Donbasit, i kërcënuar me një rrethim mbyllës nga forcat ruse pas shtatë muajsh luftimesh të ashpra, ka “Engjëjt e Bardhë” dhe “Engjëjt e errët”, “rruga e jetës” (autostrada Bakhmut-Lysychansk, që është çdo gjë tjetër veçse) dhe “Qendra e Pamposhtur”. “Engjëjt e Bardhë, një grup evakuimi i policisë, pastrojnë zonat vdekjeprurëse të qytetit të shkatërruar nga predha për të evakuuar fëmijët dhe të moshuarit.

Homologët e tyre, “Engjëjt e Errët’, nxjerrin të vdekurit. Qendra e Pamposhtjes është vendi ku disa mijëra civilë që kanë mbetur mund të gjejnë ujë dhe ushqim të nxehtë të gatuar nga vullnetarët që kanë qëndruar në qytet, edhe pse në dy javët e kaluara është përballur me një kërcënim në rritje për t’u pushtuar përfundimisht.

Rusia nuk ka hequr dorë nga Bakhmuti, edhe pas 7 muajve, ku lufta është intensifikuar dhe është bërë më e përgjakshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb