Prej kohësh, Harry Kane e sheh veten në merkato, më saktë të shumë kërkuar nga disa klube të rëndësishme në Premier League dhe jashtë sajë. Kapiteni i ka qëndruar besnik Tottenham, por kjo duket vera e duhur për të ndryshuar ambient.
Sipas mediave angleze, as drejtuesit e “gjelave” nuk pritet të bëjnë më rezistencë, janë të gatshëm ta lënë të lirë, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Çdo skuadër që kërkon kartonin e Kane duhet të paguajnë fillimisht 115 milionë euro.
Bayern Munich vijon të qëndrojë në krye të listës, të gatshëm të paguajnë një shifër të tillë për të siguruar shërbimet e “bomberin” anglez.
(BalkanWeb)