Nesër në orën 9:30 është parashikuar seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit Ervin Salianji, i cili akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e qeverisë me trafikantë dhe me favorizimin që strukturat shtetërore iu bënte trafikantëve duke ju lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish ministrit Tahiri me kanabizimin.

Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj.

Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali. Në atë periudhe gazetari investigativ Jetmir Olldashi publikoi një tjetër video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si shofer i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji denoncuan rastin në publik, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: