Tirana dhe Partizani po dhurojnë spektakël në derbin e kryeqytetit, teksa pjesa e pari pati një futboll mjaft cilësor dhe të këndshëm.

Gjithsesi, loja në tribuna nuk po luhet mirë nga tifozët, të cilët u bënë shkaktarë që të ndërpritej sfida 2 herë.

Fillimisht ndeshja u ndërpre në fillimin e pjesës së parë (hedhje fishekzjarrësh), ndërsa në fillimin e 45 minutave të dyta u bë e pamundur të luhet për shkak të tymit të krijuar nga hedhja e fishekzjarrëve.

Si tifozët e Partizanit, ashtu edhe ata të Tiranës po krijojnë një situatë elektrizuese në stadium, apo edhe spektakël dritash dhe fishekzjarresh, por diçka e tillë nuk siguron mbarëvajtjen e ndeshjes.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb