Vendimi i marrë nga Gjykata e Apelit në lidhje me vulën e PD ka ndezur debatin mes të ftuarve në emisionin “Open”.

Analisti Redi Shehu ka deklaruar se opozita duhet të njohë institucionet, përfshirë gjykatat, sepse është hipokrizi të pretendohet që në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë sistemi ka funksionuar, ndërsa në vendimin e Apelit ka dështuar.

Ndërkohë, Tomorr Alizoti, deputet i Partisë Demokratike, ka deklaruar se është e kotë të diskutohet mbi një gjë të tillë. [për sa kohë në terren ka me mijëra mbështetës.

Pjesë nga debati:

Shehu: Institucionet nuk mund ti anatemojmë kur nuk na pëlqejnë dhe ti lëvdojmë kur japim vendime pro nesh. Qëndrimet e dyfishta është më shumë problem e vetë vendimi.

Të gjithë jemi dakord që sistemi i drejtësisë ka probleme. Të thuash me Zhukrin funksionoi sistemi ndërsa me Apelin, jo, kjo është hipokrizi.

Edhe Rama kur ishte në opozitë nuk njihte institucionet.

Alizoti: Unë jam në teren kam mijëra njerëz ti më thua institucione.

Shehu: 70.4 përqind e shqiptarëve kanë mendim negativ për drejtimin e PD nga Berisha. Edhe socialistët janë të zhgënjyer nga drejtimi i PS. Por gjykata nuk bazohet mbi ndjenja, por mbi ligj.

Lela: 6 marsi ka reaguar edhe institucionin e zgjedhjeve dhe sondazheve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: