Eneo Bitri ndodhet në Çeki, teksa aktivizohet në radhët e Ostravas. Gjithsesi, ish-mbrotjësi i Partizanit ishte me zemër, shpirt dhe mendje në kryeqytetin shqiptar sot, teksa me interes priste derbin me Tiranën.
Ekipi i kuq fitoi 2-0, me golat e Mba dhe Caras. Pas sfidës, Bitri ka bërë një postim në rrjetet sociale. “I njëjti film, e njëjta histori, kryeqyteti është gjithmonë i kuq”. – shkruajti ai.

(BalkanWeb)
