Deputeti Edi Paloka ka deklaruar se ftesa e Alibeajt drejtuar të kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së, është pjesë e lojës së kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai ka theksuar se në këtë mënyrë synon të shkatërrojë PD dhe opozitën shqiptare. Paloka ka theksuar se e gjitha është pjesë e hipokrizisë pasi vetë Alibeaj nuk i njihte Primaret.

“Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës. Alibeaj nuk i njihte Primaret, ftesa për bashkëpunim, vazhdimin i hipokrizisë së lojë. Do të jemi me partitë që kemi marrëveshje PL dhe PBDNJ, po ashtu po bisedohet edhe me parti të tjera.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: