Chelsea është kualifikuar për në çerekfinalen e Champions League, pasi triumfoi 2-0 me Dortmund në “Stamford Bridge”, duke përmbysur kështu humbjen 1-0 në aktin e parë.

Blutë e Londrës do insistonin në pjesën e parë dhe do shpërbleheshin në fundin e fraksionit me golin e Sterling. Pjesa e dytë do niste në mënyrë perfekte për të besuarit e Potter, që fitojnë penallti.

Ekzekutim i dobët i Kay Havertz, por arbitri vendos të përsërisë 11-metërshin për shkak se disa lojtarë ishin futur në zonë. Në tentativë e dytë, Havertz nuk fal dhe dërgon sferën pas shpinës së portierit të verdhezinjve, Meyer. Deri në fund nuk do kishte ndryshim rezultati, me Chelsean që vazhdon rrugëtimin e saj në kompeticionin madhor.

Benfica ka kaluar tutje pa probleme, pasi mundi 5-1 Clube Brugge, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 për portugezët.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: