Zvicër-Shqipëri nuk është një sfidë si gjithë të tjerat, është një derbi mes shqiptarësh, një sfidë që askush nuk dëshironte që të përsëritej. Shorti i “Euro 2016” i vendosi këto dy përfaqësueses përballë njëra-tjetrës, pjesë e grupit A, mbi të gjitha sfida debutuese për të dy skuadrat në Kampionatin Evropian.
I lindur në Gostivar por pjesë e Zvicrës, Adrim Mehmeti flet për këtë takim: “Jam shqiptar nga Maqedonia, një nga gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen me Zvicrën. Të gjithë ne dëshironim ta evitonim të përballeshim me Shqipërinë. Do të jetë e vështirë të luajmë kundër mëmëdheut”, ka theksuar sulmuesi i Bayer Leverkusen.
Zvicër-Shqipëri do të luhet më datë 11 Qershor në “Stade Felix Bollaert”, të Lens.
(er.shk/BalkanWeb)
