Gazetari Arsen Rusta i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me rastin e masakrës së shkaktuar nga Dan Hutra i cili i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera.

Ai deklaroi se nga komuniteti përreth Hutrës nuk ka pasur asnjë denoncim ndaj tij apo veprimeve të ti, duke supozuar se banorët përreth kanë qenë të friëksuar nga ai.

Sipas tij të njëjtën gjë kishte bërë edhe Marjana Gurakuqi, e cila u plagos nga Dan Hutra me thikë në dyqanin ku punonte dhe nuk e denoncoi rastin fillimisht kur shkoi në spital.

Nga ana tjetër ish-prokurori Eugen Beçi ka deklaruar se në raste të tilla me persona me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë mund të urdhërohen ekspertime nga prokuroria.

Po ashtu ai përmendi se vetë fakti që Hutra kishte kryer dënimin për vrasje dhe bëri të njëjtën gjë pasi doli, tregon që burgjet vetëm “magazinojnë” të burgosurit dhe nuk i rehabilitojnë ata.

Pjesë nga biseda:

Rusta: Dan Hutra i bie Tiranës rreth e rrotull. Të paktën në këtë situatë. Nuk ka pasur komuniteti asnjë denoncim ndaj Dan Hutrës. Sot jemi pak orë nga 8 marsi dhe të paktën në 24 orët e fundit ke 3 zonja të dhunuara nga “Dan Hutrat” e lirë. Burri me arrest shtëpie për shkak se ka dhunuar bashkëshorten. Një tjetër me një fëmijë të vogël është dhunuar e gjakosur nga bashkëshorti. Një tjetër me 38 vite martesë është gjakosur me traumë dhe thyerje. Këto janë në 24 orët e fundit.

Nga deklarata e Dan Hutrës është konfirmuar se Marjana Gurakuqi ka pasur një marrëdhënie me Vladimir Kurtin por dhe me Hutrën, po ashtu ka pasur një borxh. Ajo është plagosur një herë dhe nuk e ka denoncuar për arsye frike. Donte t’i priste kokën me biçak dhe thuhet që në dyqanin ku punonte janë gjetur letrat me gjak dhe një telefon iPhone që i ra Hutrës gjatë përleshjes.

Beçi: Nëse ka një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore mund të urdhërohen edhe ekspertime. Fakti që një person që bën vrasje dhe pas dënimit kryen sërish vepër penale tregon që nuk është rehabilituar. Ka shumë mënyra, por thelbi është që kemi parë se rehabilitimi dështon. Burgu bën vetëm magazinim të personave të tillë dhe jo rehabilitimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: