Vështirësitë e furnizimit me energji elektrike janë kapërcyer për momentin, vetëm në rast se sulmet e reja ruse dëmtojnë sistemin, tha kreu i shërbimeve “Ukrenergo”, Volodymyr Kudrytskyi.
“Gjatë 25 ditëve të fundit, nuk ka pasur mungesë të energjisë dhe nuk është parashikuar asnjë deficit “, shtoi ai.
“Dimri më i vështirë në historinë tonë ka mbaruar”, tha Kudrytskyi në Kiev.
“Sistemi i energjisë, aktualisht është në gjendje të përmbushë konsumin ekzistues, dhe kjo është një shenjë shumë e mirë për të gjithë ne”, shtoi ai.
Që nga tetori i kaluar, Rusia ka sulmuar vazhdimisht me raketa për të shkatërruar qëllimisht sistemin e energjisë elektrike.
Kjo çoi në një ndërprerje të energjisë elektrike, në të gjitha pjesët e vendit. Sidoqoftë, ukrainasit arritën të riparonin rrjetin e dëmtuar.
“Nëse do të ketë sulme të reja, në një shkallë të gjerë, ky ekuilibër mund të ndryshojë. Por, nëse nuk ka sulme në shkallë të gjerë, sistemi ynë i energjisë mund të funksionojë pa deficite”, tha Kudrytskyi.
