Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar pak ditë më Parë në Belgjikë, pasi është kapur duke u kujdesur për një fermë kanabisi.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë në rrugën Joseph Wettinck Në Seraing. Policia belge kishte marrë një denoncim në lidhje m kryerjen e një aktiviteti të paligjshëm. Gjatë kontrollit fizik, u gjetën tre dhoma kultivimi, një burrë dhe një i mitur që kujdesej për to.

I riu shqiptar tha para seancës gjyqësore se kishte shkuar në Belgjikë për t’u kujdesur për bimët, por nuk i njihte personat e tjerë të përfshirë. Sipas tij, plantacioni ishte mbjellë kur a mbërriti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb