Ndeshjet e para të fazës 1/8 të Europa League prodhuan rezultate mjaft interesante.

Roma ka marrë një rezultat të rëndësishëm në Itali ndaj Sociedad, duke triumfuar 2-0. Do ishte El Shaarawy që do gëzonte ekipin e Mourinhos (13’), sakaq në fund gjurmën e tij e la edhe Marash Kumbulla, pasi bëri rolin e sulmuesit duke i siguruar skuadrës fitoren.

 

 

Barazim spektakolar 2-2 në Lisbonë mes Sportingut dhe Arsenalit.

Mysafirët nga Londra do realizonin të parët me Saliba ndërsa vendasit do vendosnin ekuilibrat brenda fraksionit me Inacio.

Ekipi portugez do e niste pjesën e dytë mjaft mirë, madje do arrinte të përmbyste shifrat me Paulinho. Te Sporting do ishte Morita që do katranoste gjithçka, pasi do dërgonte sferën në rrjetës e portës së mbrojtur nga shoku i skuadrës, Adan. Fokusi mbetet te ndeshja e kthimit, 90 minutëshi i cili do përcaktojë ekipin e kualifikuar.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb