Tetë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur nga sulmi në një kishë të Hamburgut në Gjermani.

Sulmi ndodhi në qendrën e Dëshmitarëve të Jehovait që ndodhet në rrugën Deelboge në lagjen Gross Borstel.

Personi i armatosur nga sulmi besohet të jetë mes disa të vrarëve të gjetur në ndërtesën ku gjendet qendra.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një video e publikuar nga BBC tregon një moment kur forcat e rendit hynë furishëm në objektin ku ndodhi sulmi.

Disa imazhe të publikuara nga mediet gjithashtu tregojnë oficerët në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët e Jehovait janë një sekt i krishterimit, me shumë pikëpamje tradicionale të krishtera dhe të tjera që janë unike për Dëshmitarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb