Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, tha se është i bindur që në 14 maj, grupimi i tij do të dalë fitues.
Ai citoi deklaratën e bërë një ditë më parë nga kreu i KQZ, Ilirian Celibashin, duke thënë se në perceptimin e tij sheh Berishës si kryetar të PD. Referuar kësaj, Berisha tha se edhe ai, në perceptimin e tij, e sheh grupimin e tij fitues.
“Koalicioni synon fitoren. Nuk ka asnjë risk. E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë se është Ali-Basha.
Dhe unë në perceptimin tim them që ne do të fitojmë. Të përpiqesh të lesh një vend pa opozitë, ka disa pikëpyetje për t’u përgjigjur por kjo është pjesë hetimi e SHBA dhe kam besim se çështjet do zbardhen plotësisht”, tha Berisha.
