Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se qytetarët duhet t’i drejtohen DEA-s amerikane nëse kanë denoncime për trafik droge apo korrupsion. Berisha tha se “SHISH me Kanushin e Ramës, ka marrë një goditje shumë të rëndë në këtë aspekt.”.
“Përshëndes përzemërsisht instalimin e DEA në Shqipëri. U bëj thirrje qytetarëve të dërgojnë çdo informacion që kanë në interesin më të mirë për vendin. Siç përcjellin te qytetari dixhital, le të shumëfishojnë informacionin dhe të kontribuojnë në luftën që kjo njësi ka ardhur për t’i bërë drogës. Është sot më e domosdoshme sepse SHISH me Kanushin e Ramës, ka marrë një goditje shumë të rëndë në këtë aspekt. Siç e dini, ai ka shkatërruar strukturat 20-vjeçare të luftës kundër drogës dhe terrorizmit dhe ka kryer një akt të papërgjegjshëm.
Pasi unë e denoncoj këtu, ai gjen një gazetar dhe përpiqet përmes tij, të justifikojë vendimet që ka marrë.
Ia them këtu tani, se thoshte që njëri prej tyre kishte kushëririn trafikant. Edhe ai ka kushëririn e parë të gruas terrorist. Kjo nuk do të thotë që ai ka lidhje me të, sikundër ai drejtori që ka kryer atë detyrë prej 20 vitesh dhe ka kaluar disa shefa të shërbimit, nuk mund të largohet se pse një kushëri i tij, pa asnjë lidhje kryen veprimtari kriminale.
Ai largohet nëse ka injoruar veprimtarinë e kushëririt të tij për ndjekjen e problemit. Por ai këtë qëndrim ka mbajtur me grupin antidrogë të SHISH, me grupin antiterrorist dhe ai e ka çuar SHISH në një situatë jashtëzakonisht të rëndë. I bëj thirrje qytetarëve që të çojnë çdo informacion që kanë në interesin më të mirë për sigurinë e vendit. Nëse ja dërgojnë Ardi Veliut denoncimet, i bie tja dërgojnë Balilit. Qytetarët duhet t’ja’ dërgojnë DEA-s çdo informacion që marrin për çështjes të drogës.”, tha Berisha.
Po ashtu ai u ndal dhe te auditi brenda PD-së, pas akuzave për financimin nga paratë ruse.
“Auditi në PD ka përfunduar, dhe ai raport shumë shpejt do bëhet publike. Kishte shumë ngjarje madhore dhe nëse është spostuar, qëllimi ka qenë që lajmet mos të vrasin njëra tjetrën, por të lënë hapësirë. Ndaj edhe hapësira për raportin po i vjen koha. Se pse, këtë do e shohin specialistët. Se Basha ka qenë në hetim, ia kanë mbyllur dosjet. Në atë raport s’ka konkluzion tjetër përveç atij që është hetuar. Nga arka e PD dhe llogaritë e saj në bankë janë lëvizur vetëm 25 mijë dollarë. të tjerat janë lëvizur vetëm nga Luzlim Basha, në mënyrën që e di vetëm ai. Kjo do të thotë se është bërë një akt, financim rus thonë amerikanët, një larje parash, pasi nuk janë respektuar ligjet. Prokuroria e hetoi Lulzim Bashën për larje parash, Rama ia mbylli çështjen. Ne konkluzion shtesë nuk kemi, përveç atij të prokurorisë. Do të jetë ekspert të së drejtës penale që do të vendosin për këtë raport.”, theksoi ai.
(BalkanWeb)
