Princi Eduard është emëruar si Duka i ri i Edinburgut, ka njoftuar Buckingham Palace.

Titulli, i dhënë nga mbreti Charles III në ditëlindjen e 59-të të princit, do të mbahet gjatë gjithë jetës së tij.

Ish-Duka i Edinburgut ishte Princi Philip, i cili vdiq në vitin 2021, dhe të cilit iu dha titulli në mëngjesin e dasmës së tij me Princeshën Elizabeth, e cila më vonë u bë Mbretëresha Elizabeth II.

Së bashku me bashkëshorten e tij, çifti pritete të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme në Skoci.

Princi Eduard bëhet Duka i Edinburgut pothuajse dy vjet pas vdekjes së babait të tij, Filipit, i cili e mbajti titullin për më shumë se 70 vjet.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb