TIRANË

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka folur dhe për emërimin e komisionerëve të KZAZ ditën e djeshme pa një proces dhe njoftim publik.

Ai tha se vendimmarrja e KQZ, çfarë ndodh në KQZ është në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit, por edhe me principin që ne aplikojmë sikurse është transparenca e plotë.

“Ajo vendimmarrje është imponuar nga rrethanat, lidhen me procedurat që duhet të kryejnë komisionet zonale e administrimit zgjedhor në ato zona ku ka vetëm një KZAZ. Nuk është rasti i parë që vendimet për emërimet apo shkarkimet e anëtarëve të KZAZ nuk bëhen me mbledhje publike.
Ne bëjmë publikisht mbledhjet kur është emërimi fillestar i anëtarëve të KZAZ”, tha Celibashi.

Sipas tij, emërimi është bërë dje në minutën e fundit sepse është dashur të merrnin detyrën sekretarët e KZAZ të cilët kanë një funksion kryesor në nivel vendor.

“Jam i bindur që edhe ju e i shumë mirë që këtu nuk ka asnjë qëndrim tjetër, përtej këtij që sa e thashë. Ka qenë çështjes teknike për të mos bllokuar procesin poshtë. Ne kemi emëruar anëtarët e KZAZ personat që janë paraqitur nga personi legjitim në KQZ. Indrit Sefa si përfaqësues i PD ka të gjithë legjitimitetin. Sefa është përfaqësues legjitim i PD-së për të paraqitur minimalisht kërkesa dhe propozime për emërim të anëtarëve të KZAZ. Është thuajse krejt e ndryshme nga çdo kërkesë tjetër formalisht dhe më së shumti nga kërkesa për regjistrimin e një partie si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb