Real Madrid ka një objektiv të qartë për sezonin e ri, gjetjen e një pasuesi për Karim Benzema, duke parë që francezi këtë vit mbush 36-vjeç. Sipas Mundo Deportivo, në listën e presidentit Perez janë tre emra, tre dëshira:
Kylian Mbappe, Goncalo Ramos dhe Richarlison. Emri i Mbappe nuk është një sekret, është një dëshirë e vjetër, një objektiv fiks në listën e Perez, por dy të tjerët janë emra surprizë.
Ramos zhvilloi një Botëror si protagonist, arriti të le në stol C.Ronaldo-n, ndërsa Richarlison nuk po kalon një moment të mirë në Londër, nëse vjen një ofertë konkrete nga Real Madrid do të largohet me kënaqësi nga Tottenham.
(BalkanWeb)
