Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Dibrës, teksa një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti me të cilin ai udhëtonte së bashku me një tjetër të ri ka dalë nga rruga.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Melan, ndërsa mjeti i 18-vjeçarit që e drejtonte është batuar dhe ka përfunduar në përrua, ku ka humbur jetën pasagjeri.

Ky aksident vjen në vazhdën e aksidenteve që kanë tronditur vendin në ditët e fundit ku janë shkaktuar edhe disa viktima.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe  mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: