Pavarësisht ndryshimeve në pankinën e Shqipërisë, Hamdi Salihi do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit të kuqezinjve. Ka qenë vetë Salihi që në një intervistë për Oversport ka konfirmuar diçka të tillë.

“Unë do të vazhdoj të jem pjesë e kombëtares shqiptare dhe meqë kemi ndeshjen kualifikuese me Poloninë, erdha pak më herët meqë erdhi trajneri i ri. Të vazhdojmë punë pak më herët për ndeshjen, edhe pse trajneri ka kohë që ka vazhduar punën, për ndeshjen do të fillojë të hënën dhe do të jem pjesë e stafit

Ne pjesën e sugjerimit, lojtarëve në vëzhgim, e kemi bërë që në fillim, pastaj trajneri i ka vëzhguar vetë dhe ka marrë shënimet e veta. Ne edhe pse jemi të stafit të kombëtares, mundohemi të shohim të vëzhgojmë e sugjerojmë edhe për kombëtaret e tjera dhe jemi në vazhdimësi për këtë detyrë”, tha Salihi për “Oversport”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb