Numri një i stolit të Laçit, Gentian Mezani ka dhënë opinionin e tij pas humbjes 3-1 me Tiranën.
“Sigurisht që skuadra ktheu besimin në pjesën e dytë. Më vjen keq për pjesën e parë se nuk arritëm të ishim kompakt. Unë e kam folur edhe me skuadrën që ka oshilacione në të dyja pjesët. Ka humbje përqendrimi dhe humbje përgjegjësisë.
Nëse në pjesën e parë pëson tre gola është shumë e vështirë për ta kthyer lojën edhe pse i kishim mundësitë. Kemi bërë një pjesë të dytë ashtu sic e kemi thënë edhe në tre seancat e fundit. këtë nuk arritëm ta bënim në pjesën e parë.
Lojtarët do të marrin përgjegjësitë e tyre po ashtu dhe unë që i stërvis ata. Shpresoj që ata të jenë koshient në ndeshjen tjetër dhe të dinë se për çfarë fanelle po luajnë. Nuk është absolutisht keq kur në skuadër ka njerëz që e njohin kampionatin shqiptar.” – tha Mezani.
