Gara për titullin kampion në Angli është më e hapur se asnjëherë më parë. Manchester Cityt i mjaftoi një rezultat 0-1 në fushën e Crsytal Palace, për të dalë me buzëqeshje nga Selhurst Park (London).

Ekipi i Guardiolës do vuante shumë, madje do mund të realizonte golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes vetëm 15 minuta nga fundi. Një penallti e fituar shndërrohet në gol nga Haaland.

“Qytetarët” renditen në vendin e dytë me 61 pikë, 2 më pak se Arsenal. Palace renditet në mesin e tabelës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb