Shpati ka qenë një nga banorët e radhës që la dje shtëpinë e Big Brother Vip. Djali bukurosh nga Kosova ishte në nominim me Luzin, Antonelën dhe me Elvisin.

Ishte pikërisht Kiara si lidere e shtëpisë ajo që nisi herën e kaluar një zinxhir shpëtimi, ku Shpati ngeli në fund.

Pas daljes së tij nga spektakli, Shpati tha se nuk do kishte bërë asgjë ndryshe në lojë. “Mendoj që situata do ishte më ndryshe. Pjesa e zinxhirit më penalizoi. Nuk do kisha bërë asgjë ndryshe në lojë.”, tha ai.

Zhaklin: E kam parë si një djalë të bukur, por jo vetëm. Ka menaxhuar shumë situata. Në Big Brother nuk duhet të luash me dy porta.
Arbër: Hyre brenda dhe luajte pak me të dyja.
Bledi: E kishte dy herë Nitën dhe nuk diti ta mbante. Ajo loja që bëri e penalizoi.
Tea: Nuk ka qënë aktiv. Nuk mendoj se e ka penalizuar loja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: