Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 7 nëntor të vitit të kaluar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet pas hekurave përfundoi shtetasi Nelson Jazo, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICIS
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim N. J., 30 vjeç, banues në Orikum, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 07.11.2022, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. L., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-D. M., 48 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: