Arsenali vazhdon me serinë e fitoreve radhazi, teksa sot ndaj Fulham triumfoi 0-3. Gooners zhbllokuan sfidën që në minutën e 21-të me Gabriel, ndërsa shumë shpejt Martinelli dyfishoi shifrat. Brenda pjesës së parë Odegaard do thellonte shifrat, duke siguruar kështu suksesin.

Ekipi i Artetas kryeson kampionatin me 66 pikë, 5 më shumë se Manchester City. Ndeshja e radhës për Arsenalin është në shtëpi ndaj Crystal Palace, me 19 mars.

Southampton rezultoi “kockë e fortë” për Manchester United në Manchester, teksa sfida përfundoi 0-0. Dalja me karton të kuq e Casemiros në minutën e 34-të komplikoi akoma më shumë gjërat për “Djajtë e kuq”, të cilët e patën të vështirë ose pothuajse të pamundur për të gjetur golin. Ekipi i Ten Hag ka 50 pikë, në vendin e 3-të, sakaq Southampton mbyll klasifikimin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb