Një turiste me iniciale D.E., e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës dhe ishte shkëputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, është gjetur sot në Karaburun.

Mësohet se 64-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacioni e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb