Një punonjësi i vjetër i Fabrikës së Birrës Tirana, që është bërë pjesë e protestës së sotme në shenjë kundërshtimi për pezullimin e punës pas një gjobe prej 3.6 milionë eurosh, pohoi se kjo është një ngjarje e paprecedentë.
Ai tha për News24 se kjo gjë as në kohën e 97-ës nuk ndodhi kur fabrika u mbrojt nga plumbat.
“Duhet të diskutojmë se kush e ka gabim, dhe jo të vërë gjobë, Po shikojmë që historia po përsëritet në mënyra të ndryshme, në monizëm dëgjoheshe për propagandë, ndërsa sot dënohesh se denoncon korrupsionin. Industria e birrës gjendet në periudhë të vështirë, pasi është rritur dhe akciza përveç gjobave. Favorizohen produktet e huaja. Birra e vendit është e vështirë të konkurrojë në treg.
Nga njëra anë vënë gjoba, nga një anë tjetër vënë akcizë. Të rrijë pa punuar Birra Tirana prej 4 muajsh është skandal. Ne e kemi mbrojtur këtu godinën dhe në kohën e 97, kur godisnin me plumba nga të gjitha anët. Ku është vendim i padrejtë. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të rifillojmë prodhimin. Shumë specialistë janë larguar se nuk mund të rrinë pa bukë.”, tha ai.
(BalkanWeb)
