TIRANE- Kreu i PLD-se, Spartak Ngjela ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fabul gjermane, të cilën ai bën të ditur se ia ka dërguar një miku i tij nga Gjermania. Në fabul tregohet se funksionojnë sistemet politike dhe ekonomike sot.
“Fritzi i vogel u kthye ne shtëpi dhe i tha babait: “Kishim politikë në shkollë, por nuk e kuptova”. “Thjeshtë, i tha i ati… Une sjell në shtëpi të ardhurat, jam kapitali. Mamaja administron, është qeveria. Gjyshi që kontrollon, është sindikata. Ana, që është pastruesja, është klasa punëtore, vëllai i vogel, është e ardhmja. Fli sonte dhe me thuaj nesër…. çfarë nuk kupton”.
Natën, qan vellai i vogel, djali ngrihet dhe shikon. E ëma është në gjumë, babai që bënte sex me pastruesen, dhe gjyshi që i shikonte nga dritarja… Të nesermen e pyeti i ati, “Fritz, e kuptove si funksionon sistemi?” “Po,” i tha djali. Kapitali po shfrytezonte klasën punëtorë. Sindikatat po bënin
sehir. Qeveria flinte gjumë. E ardhmja, e mbetur jetime…”
(ma.ar/BalkanWeb)
