Ky 14 mars i ka gjetur qytetet shqiptare plot diell, duke festuar kështu edhe më hareshëm Ditën e Verës.

Si çdo vit festimet kanë kulmuar në kryeqendrën e kësaj festë, pikërisht në Elbasan. Organizimet në këtë qytet kanë nisur prej disa ditësh, ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Ndërkohë ditën e sotme qyteti është mbushur plotë me vizitorë, të cilët i gëzohen ardhjes së pranverës, mes ushqimeve të shijshme dhe organizimeve plot ngjyra.

Edhe në Durrës mbizotëron po e njëjta atmosferë e bukur, teksa qytetarët kanë zgjedhur që të kalojnë disa orë pranë detit, nën rrezet e diellit pranverorë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E njëjta situatë festive mbizotëron edhe në qarkun e Korçës, ku festimet kanë nisur një natë më parë, me ndezjen e zjarrit, si një simbol karakteristik i kësaj festë pagane.

Festimet nuk kanë munguar as në Gjirokastër! Aktivitetet po ashtu kanë nisur që ditën e djeshme në Pazarin e Vjetër, për t’u zhvendosur sot në Parkun e Viroit.

Sigurisht që organizimi dhe atmosfera festive nuk i mungon kryeqytetit. Të shumtë janë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që ta kalojnë këtë ditë së bashku me familjarët e tyre në qendër të Tiranës, apo pranë Liqenit, ku po zhvillohen disa aktivitete.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb