Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka folur për mediat pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë (2-3 rezultat i përgjithshëm në favor të Teutës)

“Keqardhje për eliminimin se kishim mundësitë dhe kishim skuadër që mund të kualifikohet. Këtë rezultat e ka marrë historia dhe duhet të shohim para. Ndoshta skuadra ishte e ngarkuar pak nga ambienti i ngrohtë. Unë u thashë herë pas here që të luanim topin poshtë, skuadra u afrua tek porta, goditëm disa herë duke rrezikuar, mbajtëm topin. Por pjesa e dytë ishte më e mirë se pjesa e parë. I thashë ekipit të jemi të kujdesshëm se do vinte momenti e rasti. Ekipi krijoi volum loje, sidomos në pjesën e dytë, bëmë lëvizjet për të ndihmuar ekipin, edhe me lojtar mangët, rrezikuam bindshëm. Por të vjen keq, se ndoshta mund të kishim shfrytëzuar më mirë ato momente në fund.

Pretendimi i Barboza për penallti? Është shumë e thjeshtë, topi është pas shpinës së mbrojtësit, ai i Teutës nuk sheh për topin por ka vënë dorën e djathtë te mesi. Dhe nëse dora është te mesi, nuk e lejon të shkojë sulmuesin te topi. Është shumë e thjeshtë, nëse kemi kapje të tilla, fillon e quhet mundje. Është situatë shumë e pastër që të jepet penallti. Nuk e lejon të shkojë sulmuesi te topi, nuk ke çfarë e diskuton më”, tha Hallaçi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb