Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për zgjedhjet e 14 Majit dhe situatën politike të opozitës.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka tha se ccdo parti politike ka të drejtë të testojë figurat e saj, por megjithatë PL dhe PD ka një koalicion.
“Marrëveshja është nënshkruar mes dy forcave. Jemi përpjekur që të jemi të qartë që të mos ketë konfuzion. Kam pasur dëshirën që forcat politike të sfidojnë forcat e tyre. Vijmë nga një moment politik me regjim monist. PL ka ardhur me qasje tjetër nga 25 korriku. Ka elementë të shtuar dhe testimi i tyre do të ishte i nevojshëm. Të mos harrojmë që deri atëherë do i kemi gjërat e qarta. Çdo parti politike i lind e drejta të testojë figurat e saj. Kemi një marrëveshje politike ku suporti do të jetë maksimal. Kemi bërë thirrje që nëse figura të tjera u pëlqejnë akoma më shumë, s’ka asnjë problem. Çdo gjë është në suport të opozitës së bashkuar. Maksimumi që do duhet të presim është 13 ditë, minimumi edhe 1 ditë”, tha Caka.
