Autoritetet italiane kanë zbatuar sot një urdhër arrest në emër të një 36-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat vendase raportojnë se në kontrollin e kryer në shtëpinë e 36-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash, 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.

Operacioni u bë i mundur me mbështetjen e njësive të qenve antidrogë të Grupit Fermo dhe të njësisë së qenve të stërvitur për nuhatjen kartmonedhave.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb