Vllaznia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë me Partizanin kishte përfunduar 3-1 për ekipin e Josës, ndërsa kryeqytetasit triumfuan 1-0 sot. Në minutën e 22-të, Cara do lëshonte një sinjal të qartë për rivalët, goditje nga distanca por u neutralizua nga Qarri. Sfida do zhbllokohej në minutën e 25-të. Do ishte Mensah që do përfitonte pas një keqkuptimi në prapavijën shkodrane, për të shënuar kështu në portën e kundërshtarit.

Portieri i Vllaznisë, Qarri do shpëtonte portën nga një gol i sigurtë në minutën e 62-të, duke i thënë “Jo” Rrapaj-t dhe Carës. Në minutën e 87-të, Cara do dërgonte në festë ekipin e kuq, por gëzimi do zgjaste pak pasi arbitri do anulonte golin pas rishikimit me VAR (Da Silva shkeli Gurishtën). Në fund e gjithë festa i takon Vllaznisë, skuadër kjo që do kërkojë të fitojë trofeun.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: