Pas shumë sukseseve në fushën e aktrimit, Nicolas Cage vendosi të investojë në një industri që nuk ka lidhje me fushën e filmit.

Sipas një raporti në Daily Mail, aktori 59-vjeçar thuhet se do të lançojë markën e tij të pijeve alkoolike, duke përdorur emrin e tij.

Lajmi u konfirmua nga The Sun, duke cituar një burim të afërt me Cage i cili tha: “Është bërë ‘modë’ në Hollywood të kesh markën tënde të pijeve alkoolike. Mund të jetë jashtëzakonisht fitimprurës. Nick është një entuziast i uiskit dhe burbonit dhe po zgjeron aktivitetin me to. Ai ka shije të shkëlqyer, kështu që kjo do të jetë një gjë e mirë.”

Në të njëjtën kohë, të njëjtat raporte thonë se David Beckham gjithashtu dëshiron të lërë gjurmën e tij në industrinë e alkoolit duke lançuar markën e tij.

Ish-futbollisti thuhet se shpreson që me markën e re të krijojë pije alkoolike si tekila dhe uiski, krahas birrave.

Mund të jetë rruga drejt një pagese të madhe për futbollistin, pasi ai ndjek gjurmët e yjeve si Ryan Reynolds dhe Kylie Minogue.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb