Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lajmëruar dy mbledhje të rëndësishme.

Në orën 18.00, Meta ka thirrur në një mbledhje  kryesinë e Partisë së Lirisë dhe në 19.30 kandidatët për këshilltarë të forcës politike që ai drejton për Bashkinë e Tiranës.

Kjo lëvizje e Metës vjen 24 orë pas zyrtarizimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, ku pjesë janë Partia e Lirisë, grupi i Berishës, PBDNJ dhe PDK.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: