Tekniku i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka dalë si zakonisht para mediave pas barazimit 1-1 me Erzenin.

“Kishim pak lodhje fizike, sepse luajtëm në mesjavë në Kupë, kuptohet që kjo nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira. Nuk zhvilluam një pjesë të parë të mirë, pjesa e dytë ishte pak më ndryshe. Edhe kundërshtari na vuri në vështirësi, pasi ka kualitete. Iu afruam golit në disa momente. Fituam penalltinë, por është normale që të humbet. Kapiteni Taipi nuk ka përgjegjësi. Mendoj që edhe lojtarët që erdhën nga stoli i dhanë freski skuadrës. Johnson më ka pëlqyer shumë në pjesën e dytë dhe më bëhet qejfi që është në formë.

Kishim ardhur për të fituar sfidën, por siç vajti loja edhe mund ta humbisnim, ndërsa në fund mund të fitonim. Kjo pikë na vlen për vazhdimësinë. Kampionati është shumë i fortë, skuadrat nuk kanë shumë diferenca. Duhet të jem i kujdesshëm, bashkë me skuadrën. Duhet të kujtojmë momentin e vështirë që kemi kaluar, por sërish do të vazhdoj të them që duhet ti largohemi fundit të renditjes.

Ky është objektivi primar, kuptohet që skuadra ka kualitete, por më pas mund të themi nëse do të synojmë një vend në Europë. Barbosa? Gjithmonë ka pasur besimin tim, ndonëse i mungonte goli. Rashiti na ka ndihmuar me gola kohët e fundit, por më bëhet qejfi që edhe Barbosa po rigjen formën” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: