Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Baverman ka vizituar sot Ruandën për të diskutuar mbi projektligjin e ri mbi refugjatët ilegal dhe depërtimin e tyre.

Ajo çfarë ka shkaktuar bujë është fakti se Baverman ka ftuar gazetarët e mediave të djathta për ta shoqëruar, duke përjashtuar ata liberalë.

Baverman ka vizituar një zonë banimi që synon të sigurojë strehim për migrantët në të ardhmen.

Udhëtimi vjen 11 muaj pasi qeveria britanike përshkroi planin e saj për të dërguar mijëra emigrantë që konsiderohen se kanë hyrë ilegalisht në vend, në Ruanda për të trajtuar kërkesat e tyre për azil.

Qeveria argumenton se programi synon të prishë rrjetet e kontrabandës njerëzore dhe të pengojë emigrantët që të bëjnë udhëtime të rrezikshme përmes Kanalit La Mansh për në Angli nga Franca.

Sipas planit, Britania do të shpenzojë në Ruandë 145 milionë dollarë, për pesë vitet e ardhshme, është përballur me reagime të kundërta nga OJQ-të, azilkërkuesit dhe një sindikatë e shërbimit civil që vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e tij, duke bërë që qeveria të vonojë ekzekutimin e tij.

Para se të largohej, Braverman ripohoi angazhimin e saj ndaj skemës, duke thënë se do të “vepronte si një parandalues ​​i fuqishëm kundër udhëtimeve të rrezikshme dhe të paligjshme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb