TIRANË

Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Në prangat e bluve të kryeqytetit ka rënë dhe një 50-vjeçar nga Gostivari, Maqedonia e Veriut pasi ka dhunuar të dashurën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. B., 50 vjeç, banues në Gostivar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij”, njoftoi zyrtarisht policia.

Po kështu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin E. C. 33 vjeç, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në pranga ka rënë dhe E. H., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 33-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Komisariati i Policisë Nr. 2 arrestoi shtetasit:

– E. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti);

– A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të shtetasit A. T., shërbimet e Policisë gjetën një shufër metalike si ato të Policisë, ndërsa shtetasi K. P., nuk ka kallëzuar krimin.

Gjithashtu ndaluan shtetasin A. D., 28 vjeç, shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe një përforcues grushti. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

– F. T., 44 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur një motomjet të vjedhur;
– K. M., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu, arrestuan një të mitur 17-vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë parash dhe disa paketa me cigare, në një market në Babrru. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 17-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga Komisiariati Nr. 6 u arrestua shtetasi R. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. Ç., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit;

– N. Dh., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar, dhe si pasojë ka vetëm me dëme materiale;

– L. Ç., 53 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, E. D., 34 vjeç, banues në Itali, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– B. Ç., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb