Tashmë është e ditur që këngëtarja Madonna ka preferenca të veçanta për djemtë e rinj. Së fundi këngëtarja 57-vjeçare ka nisur një lidhje me modelin 25-vjeçar Aboubakar Soumahoro, i cili më herët ka punuar si shitës në dyqanet “Harrods”.

Mësohet se Madonna dhe i dashuri i saj 32 vjet më i ri, janë njohur në një festë në muajin nëntor dhe më pas janë frekuentuar për disa muaj. Por tashmë, sipas mediave britanike, lidhja e tyre është bërë publike.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: