Dy studentë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një gjimnaz në Teksas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:55 (me orën lokale) jashtë ndërtesës së shkollës “Lamar” në Aligton. Zëdhënësi i policisë Tim Ciesco bën me dije se studentët e plagosur janë duke marrë kujdes mjekësor, teksa shtoi se nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Autori është shoqëruar nga policia e zonës dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet ende nëse ka qenë nxënës i shkollës apo jo.
(BalkanWeb)