Lazio po kalon një moment fantastik në Serie A, ndodhen në vendin e dytë, duke qenë gjithnjë e më pranë kualifikimit për në Champions League. Pavarësisht shifrave dhe rezultateve, këtë vit është folur shumë për largimin e Maurizo Sarrit, kjo pasi trajneri vijon të jetë përplasje me Igli Taren.

Ndryshe nga se flitet në media, Sarri është i qetë kur pyetet për të ardhmen e tij:

Lazio
Lazio

“Nuk mendoj në kohë afatgjatë. Te Lazio ndihem mirë, këtë e dinë të gjithë. Me presidentin kam një raport të mirë, kontratën e rinovuam 11 muaj më parë, pra nuk mendoj se duhet t’i kthehemi këtij diskutimi, t’i vendosim diçka përsipër”, u shpreh Sarri, i cili në asnjë moment nuk e përmendi Igli Taren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: