Duke folur për mikrofonat e LA1, qendërsulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, nuk la pa përmendur të ardhmen e tij: “Do të doja të luaja më shumë, por Depay po bën mirë. Skuadra po luan mirë dhe duhet të pres. Për të ardhmen time do të dëgjoj trajnerin dhe klubin. Unë jam shumë i lumtur këtu, por të ardhmes nuk i dihet.

Më pas, ai vazhdoi duke folur për ndryshimet në stolin e kombëtares: “Falënderova Luis Enrique, i uroj më të mirat në të ardhmen. Për De La Fuente, vetëm dita e parë është ndryshe. Pjesa tjetër është punë dhe shumë punë. Është një fazë e re”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: