Banka Botërore e ka rritur vlerësimin e saj për koston e rimëkëmbjes dhe rindërtimit të Ukrainës nga lufta e Rusisë në më së paku 411 miliardë dollarë në dekadën e ardhshme.

Vlerësimi u bë në bashkëpunim me grupin e Bankës Botërore, qeverisë së Ukrainës, Komisionin Evropian dhe OKB-në, sipas një raporti të ”Al Jazeera”-s.

Shifra e fundit ishte rritur nga 349 miliardë dollarë nga parashikimi i mëparshëm.

Dëmet e drejtpërdrejta të ndërtesave dhe infrastrukturës kanë arritur në 135 miliardë dollarë deri më tani nga lufta më shumë se njëvjeçare.

”Rreth dy milionë shtëpi dhe më shumë se 20 për qind e institucioneve shëndetësore publike u dëmtuan, si dhe është konfirmuar vdekja e të paktën 9 655 civilëve, përfshirë 461 fëmijë”, sipas raportit.

Gjithashtu theksohet se lufta e Rusisë ka përmbysur progresin ekonomik 15-vjeçar të Ukrainës, duke ulur PBB-në e vendit me 29 për qind dhe duke shtyrë 1,7 milion njerëz në varfëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb