Irani dhe Siria kanë dënuar Shtetet e Bashkuara për sulmet në tokën siriane, ku raportohet se u vranë 19 persona, të cilat Uashingtoni tha se i kreu pas një sulmi me dron ndaj forcave amerikane.
Të dyja ministritë e jashtme iraniane dhe siriane, kritikuan dje se sulmet ajrore të SHBA-së që synonin rajonin strategjik të Deir ez-Zor-it në kufi me Irakun.
Në një deklaratë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Nasser Kanani tha se sulmet “terroriste” nga SHBA goditën objektivat civile dhe përbënin shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit sirian.
“Shtetet e Bashkuara pretendojnë se janë të pranishme në Siri për të luftuar DAESH-in [ISIL] që vetë kishte një rol të madh në krijimin, është vetëm një justifikim për të vazhduar pushtimin e saj dhe për të grabitur pasurinë kombëtare të Sirisë, duke përfshirë burimet e saj energjetike dhe grurin”, tha ai.
Kanani tha gjithashtu se Irani ka vetëm këshilltarë ushtarakë në terren në Siri me kërkesë të qeverisë së tij, duke hedhur poshtë pretendimet e SHBA-së dhe Izraelit se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Siri.
Ministria e Jashtme siriane kritikoi sulmet “brutale” që tha se vranë disa njerëz dhe përbënin shkelje të integritetit të saj territorial. Ai shtoi se sulmet ishin një vazhdimësi e sulmeve izraelite dhe u zotua t’i japë fund pushtimit amerikan.