Partia Demokratike me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeajn ka vendosur mbrëmë pas mesnate të hyjë në zgjedhjet e 14 majit me kandidatë në disa bashki të vendit dhe këshillat bashkiakë.

Burimet thanë se në 16 bashki, përfshi Tiranën, Alibeaj do të ketë kandidatët e tij, çka do të thotë se përballja në këto zona do të jetë me tre kandidatë, përfshi edhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Komisionit të Rithemelimit të Berishës.

Përballja më me interes do të jetë ajo e Tiranës, ku emrave të Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit i është shtuar edhe ai i Roland Bejkos që do të përfaqësojë PD-në zyrtare.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: