Sot është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për BalkanWev se në KQZ depozitohen listat e kandidatëve për ato bashki që kanë më shumë se një zonë të administrimit zgjedhor. Thënë ndryshe bashkitë e mëdha, si p.sh. Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Elbasani.

“Ora 24:00 është afati i fundit për të dorëzuar listat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe Këshillat Bashkiakë. Dua të sqaroj që në KQZ depozitohen listat e kandidatëve për ato bashki që kanë më shumë se një zonë të administrimit zgjedhor. Thënë ndryshe bashkitë e mëdha.

Në KQZ sipas përcaktimeve ligjore, depozitohen listat e kandidatëve për Bashki dhe Këshillat Bashkiakë. Duke parë parasysh hartën territorial, 50 bashki janë ato që kanë vetëm një  KZAZ, e kësisoj këtu do të dorëzohet lista me kandidatët. Ndërkohë që KQZ do të dorëzohen kërkesat për regjistrimin në bashkitë e mëdha, si p.sh. Tirana, Shkodra, Elbasani, Vlora. Sot ka filluar dorëzimi i kërkesave të kandidatëve. Vetëm Nisma Thurje e ka bërë, por priten edhe parti të tjera, gjithmonë në 11 bashkitë e mëdha”, raportoi gazetari Gjençaj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb